Nga Gazeta 'SI'- Javën e dytë të dhjetorit do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për 724.933 pensionistë.
Lajmin e dha ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhe, i cili tregoi se 511 mijë pensionistë me pension deri në 20 mijë lekë, do të përfitojnë bonusin 15 mijë lekë dhe 213 mijë me pension mbi 20 mijë lekë, do të kenë bonus 10 mijë lekë.
Gonxhe tha se rreth 65 mijë pensionistët e tjerë ku përfshihen invalidët, fëmijët, të vetë etj do të marrin bonusin 15 mijë euro.
Ministri i Financave, Petrit Malaj ka njoftuar se qeveria ka miratuar aktin normativ për rimbursimin e profesionistëve të lirë.
Malaj, në konferencën pas mbledhjes së qeverisë, tha se janë 6.450 tatimpagues që do të rimbursohen me një fond 501 mln lekë.
Sipas ministrit, procesi i rikthimit të parave do të mbyllet më 31 dhjetor 2024.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.