Treg

Java mbyllet me humbje për euron dhe Bitcoin. Forcohet dollari

Dollari po e mbyll javën me rritje, kundrejt monedhave të tjera, përfshirë euron, që po e mbyll me humbje.

Dollari amerikan u rrit me 0.2%, pasi Rezerva Federale tha se norma e interesit nuk do të ulet. Euro nga ana tjetër ra me 0.15% në 1.08 dollarë. Kjo është pika më e ulët e monedhës pas dy javë performancë pozitive, ndikuar nga planet ekonomike të Gjermanisë.

Bitcoin po ashtu po e mbyll javën në “të kuqe”, me një rënie 1.5%. Bitcoin po tregtohet me 83.7 mijë dollarë.

Ethereum, monedha e dytë më e madhe në botë ra poshtë vlerës së 2 mijë dollarëve dhe po tregtohet në 1.9 mijë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë