Futboll

Java e të vërtetës në Superiore

Kategoria Superiore bëhet gati të ulë siparin e sezonit të rregullt me raundin e fundit që do të zhvillohet të dielën në orën 15:30. Nga Shkodra në Rrogozhinë, nga Durrësi në Korçë për tu kthyer në kryeqytet, do të zhvillohen 5 ndeshje nga të cilat katër kanë ende për të përcaktuar për fatin e skuadrave që do të përballen. Në “Loro Boriçi” zbret Laçi (36 pikë) që kërkon mbijetesën por tashmë nuk ka gjithçka në dorën e saj.

E njëjta gjë vlen për derbin kryeqytetas në “Arena Egnatia”, atje ku Tirana (36 pikë) kërkon 3 pikë përballë Dinamo City-t (finaliste në Kupë). Situatë tjetër në Korçë ku Skënderbeu (38 pikë) nëse fiton ndaj Bylis (39 pikë) siguron mbijetesën përpara tifozëve vendas. Ndërsa në “Elbasan Arena” luhet për vendin e 4. Vendasit mjaft të barazojnë përballë Partizanit që duhet vetëm të fitojë. Miqësore në Durrës ku Teuta do festojë mbijetesën përballë Egnatias.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë