Futboll

Java e 3-të e Superiores mbyllet me goleadën e Laçit, fundoset Teuta

Gazeta Si – Laçi ka regjistruar sot fitoren më të thellë në këtë kampionat. Në ndeshjen përmbyllëse të javës së 3-të të Superiores, kurbinasit mundën 6-1 Teutën e italianit Diego Longo, i cili pas disfatës mori përsipër përgjegjësitë.

Laçi, i drejtuar nga trajneri Skerdi Bejzade, shënoi dy gola në pjesën e parë me Sobovale dhe Ujkën. Në fillim të pjesës së dytë ishte braziliani Uilliam Kordeiro që thelloi rezultatin dhe më pas shënuan Ujka sërish, Bajrami dhe Myrta. Golin e nderit për durrsakët e shënoi Mario Gjata në shtesë.

Me këtë fitore Laçi ngjitet në kuotën e 4 pikëve. Teuta, që ka edhe një ndeshje më pak, qëndron në fundin e tabelës me 1 pikë. Superiorja ndërkohë do të luajë javën e katërt në fundjavë. Renditjen e kryeson Tirana me 7 pikë, e ndjekur nga Skënderbeu dhe Egnatia me nga 6 pikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë