Gazeta Si – Jasir Asani nuk ka shkëlqyer vetëm me Kombëtaren shqiptare, me ata 3 gola fantastikë në eliminatoret e Euro 2024. Sulmuesi anësor është përgjedhur së fundi edhe në formacionin më të mirë të vitit 2023 në Korejë e Jugut, ku ai luan.
Klubi i futbollistit shqiptar, Guangju, ka bërë me dije se Asani është përfshirë në formacionin ideal të 2023-shit në kampionatin korean. Një vlerësim ky për sulmuesin, që ishte një nga gjetjet më të mëdha të trajnerit Silvinjo në Kombëtare.

Ky vlerësim e reklamon edhe më shumë Jasir Asanin para merkatos së janarit. Sipas të gjitha gjasave, ai po kalon ditët e fundit në Korenë e Jugut, sepse emri i tij figuron në listën e shumë klubeve europiane, pas performancave të lojtarit këtë sezon.
Një nga emrat që është përmendur më shumë kohët e fundit është Las Palmas në Spanjë. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjedhja e vetë lojtarit për rikthimin e tij në futbollin europian.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.