Sarunas Jasikevicius që drejton Fenerbahce Beko Istanbul fitoi çmimin “Aleksander Gomelskiy” që jepet për Trainerin e sezonit në basketbollin evropian. Ai u bë i pari lituanez që fiton këtë çmim prestigjioz pas votës që mori nga kolegët e tij në një nga garat më të ngushta të këtij lloji. Pavarësisht dëmtimeve të shumta ai udhëhoqi Fenerbahce në vendin e dytë të sezonit të rregullt pas 23 fitoreve e 11 humbjeve.
Pas marrjes së “Gomelskiy Trophy”, Jasikevicius shkruajti sërish historinë si i pari person që fitoi EuroLeague si lojtar dhe më pas zgjidhet Traineri më i mirë i kompeticionit. Saruans Jasikevicius fitoi 4 edicione të EuroLeague si lojtar me Barcelona-n në 2003, Maccabi Tel Aviv në 2004 dhe 2005 dhe Panathinaikos në 2009.

Gjithashtu u zgjodh “Final Four MVP” në 2005. 49 vjeçari “Saras” ka fituar titullin vendas në Lituani, Spanjë dhe Turqi si trainer. Çmimi “Aleksander Gomelskiy” mban emrin e trainerit legjendar që drejtoi ASK Riga-n në të parin titull të EuroLeague në 1958 për të shtuar 3 tituj të tjerë kontinentalë mes Riga-s dhe CSKA Moscow.
Gomelskiy ishte gjithashtu në krye të ish Bashkimit Sovjetik kur fituan medaljet olimpike në vitin 1988. I zgjedhur mes 50 kontributorëve më të mëdhenj në 2008, anëtar i “Basketball Hall of Fame” dhe “FIBA Hall of Fame”, Gomelskiy ndërroi jetë në vitin 2005.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.