Futboll

Japonia dhe Arabia Saudite kualifikohen për në Botëror, ndeshje shtesë për Australinë

Gazeta Si – Japonia dhe Arabia Saudite janë kualifikuar për në fazën finale të Botërorit të Katarit para mbylljes së ndeshjeve në grup. Japonezët fituan 0-2 ndaj Australisë në Sidnei, duke e detyruar kështu kombëtaren e kangurëve të shkojë në ndeshjen shtesë për të diskutuar kaulifikimin.

Ndeshja mes këtyre skuadrave u vendos një një dygolësh i Mitoma, i cili u fut në fushë 6 minuta para fundit të kohës së rregullt. Sulmuesi anësor, që luan në Belgjikë me Union Sg, shënoi në minutën e 89-të dhe pastaj në shtesë.

Japonezet festojne kualifikimin per ne Boteror. Gazeta Si, 24 mars 2022

Arabia Saudite ndërkohë ka fituar një biletë për në Katar 2022 para se të zbriste në fushë ndaj Kinës. Dhe kjo ka ndodhur pikërisht për shkak të fitores së Japonisë në Australi.

Kombëtaret e kualifikuara deri tani për në Botërorin e Katarit janë këto: Katari (si vend organizator), Gjermania, Danimarka, Brazili, Franca, Belgjika, Kroacia, Serbia, Spanja, Zvicra, Anglia, Holanda, Argjentina, Irani, Korea e Jugut, Japonia dhe Arabia Saudite. Janë 17 skuadra të kualifikuara nga 32 që do të marrin pjesë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë