Bota

Japoni, 3 të vdekur dhe një person i zhdukur për shkak të tajfunit ‘Shanshan’

Gazeta Si – Bilanci i parë i rëndë nga kalimi i tajfunit Shanshan në Japoni, është të paktën tre persona të vdekur dhe një i katërt u zhduk mëngjesin e kësaj të enjteje në jug-perëndim për shkak të erërave të dhunshme, që goditën prefekturën Kagoshima, duke sjellë shi të rrëmbyeshëm dhe shpërthime ere mbi 250 kilometra në orë.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i kabinetit, Yoshimasa Hayashi, siç raporton agjencia e lajmeve “Reuters” në faqen e saj të internetit.

“Meqenëse ky tajfun lëviz ngadalë, sasia totale e shiut mund të jetë mjaft e madhe”, shtoi Hayashi gjatë një konference për shtyp, duke vënë në dukje se dy persona u plagosën rëndë.

Tajfuni më i fuqishëm i vitit i Japonisë, arriti në tokë në ishullin kryesor jugor të vendit, Kyushu, shtëpia e 12.5 milionë njerëzve, rreth orës 8 të mëngjesit.

Agjencia e lajmeve “Kyodo” “raporton se tre viktimat janë anëtarë të së njëjtës familje, një çift rreth të shtatëdhjetave dhe djali i tyre tridhjetë vjeçar, i cili vdiq pasi një rrëshqitje dheu zhvendosi shtëpinë e tyre në Gamagori, një qytet në prefekturën qendrore të Aichi.

Njëzet e gjashtë persona u plagosën – përfshirë 10 në një tornado – dhe më shumë se 150 ndërtesa u dëmtuan në orët e para në prefekturën Miyazaki në bregun e Paqësorit Kyushu, tha një zyrtar lokal për agjencinë e lajmeve AFP.

Pjesa më e madhe e dëmeve është shkaktuar nga thyerja e xhamave apo rënia e objekteve nga erërat e forta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë