Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit arrest në burg për Imer Krrashin, që shkaktoi aksidentin në Unazën e Madhe ditën e dielën. Ai fillimisht nuk iu bind urdhrit të policisë për kontroll të makinës por nuk ndaloj, duke u përplasur me 9 makina të tjera. pasi u ndalua, atij iu gjet armë në makinë dhe u arrestua.
Në sallë 30-vjeçari ka pretenduar se është penduar për ngjarjen.
“Kam qenë në gjendje paniku dhe ankthi, nëna më vuan nga kanceri, ndërsa babai më ka ndërruar jetë pak kohë më parë. Kam qenë në gjendje ankthi dhe paniku. Kam qenë në gjendje të rënduar”, ka deklaruar Krrashi, duke shtuar se pranon të paguajë dëmet ndaj personave që janë lënduar ose u janë dëmtuar mjetet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



