Kosova

‘Jam me nxitim sot’ / Albin Kurti nuk komenton ftesën që iu bë nga Prokuroria Speciale (video)

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar të flasë në lidhje me ftesën që i është bërë nga Prokuroria Speciale në cilësinë e dëshmitarit.

I pyetur nga gazetarët për këtë çështje, Kurti deklaroi se është me nxitim dhe se s’mund të flasë.

 “Jam në nxitim sot”, tha ai ndërsa po dilte nga salla ku u lancua Projekti i Forcimit të Qeverisjes Digjitale për Ofrimin e Shërbimeve.

Për ftesën nga Prokuroria Speciale, njoftoi zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.

Sipas dokumentit që ai publikoi dje, Kurti duhet të paraqitet në Prokurori më 16 dhjetor.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë