Bota

‘Jam e nderuar që kam miratimin e Joe Biden’, Kamala Harris flet si kandidate e mundshme

Zëvendës Presidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, është shprehur në një deklaratë se ishte e nderuar për mbështetjen që ka marrë nga Presidenti Joe Biden dhe shtoi se ka ndërmen që ta fitojë nominimin si kandidate e demokratëve për Presidente.

Në deklaratën e parë që pas njoftimit të Joe Biden se tërhiqet nga gara presidenciale, Harris tha: “Jam e nderuar që kam mbështetjen e Presidentit dhe qëllimi im është që të fitoj nominimin”.

Kjo deklaratë u lëshua nga stafi i fushatës Biden-Harris dhe jo nga Shtëpia e Bardhë.

Ajo shprehet se do të bëj gjithçka për të mbrojtur kombin për ta mbajtur të bashkuar dhe për të mundur Donald Trump dhe agjendën e tij ekstremiste.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë