Nga Gazeta ‘Si’-Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili po gjykohet në Hagë për krime lufte, është ndaluar të marrë pjesë në seancë, për shkak të një kravate që kishte vendosur.
Aksesori i vendosur nga Krasniqi kishte një dizenjo kuqezi dhe shqiponjën dykrenare.

Nuk dihet ende arsyeja pse i është larguar.
“Z.Krasniqi këtë kollare e ka veshur edhe herave të tjera, a mund ta dimë pse i është hequr kollarja?”, tha avokatja e tij Alagendra para seancës. Gjyqtari i rastit Charles Smith tha se do të kërkojnë informacione pse një gjë e tillë ka ndodhur.
Në lidhje me këtë ngjarje, ka reaguar vajza e Krasniqit, Gresa Krasniqi.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo shprehet se babait të saj mua t’ia zhveshin shqiponjën nga gjoksi, por kurrë nga zemra, madje duke e krahasuar atë me Mic Sokolin.
Postimi i plotë:
Mic Sokoli me gjoksin e tij kishte pritur gjylen e topit sepse dëshira per çlirim dhe liri ishte më e madhe se jeta prej zvarraniku.
Mic Sokolët sot, me gjoksin e tyre presin padrejtësitë e këtij shekulli ndonese mbi supet e tyre rëndojnë plagët e pa sheruara të një populli të shtypur e te vuajtur!
Mic Sokoleve sot, nga gjoksi mund nga t’ia zhveshni shqiponjën, por kurrë nga zemra!
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




