Futboll

Ja skuadrat me shortin më të lehtë dhe më të vështirë në ‘UEFA Champions League’

Nga Gazeta Si – Shorti për fazën e Ligës në “UEFA Champions League2025-26 u kompletua pasditen e sotme në Monaco duke përcaktuar përballjet e 144 ndeshjeve.

Në 8 raunde nga Shtatori në Janar, 36 skuadrat do të luajnë 4 ndeshje në shtëpi dhe 4 në ndeshje në transfertë.

Skuadrat që do të renditen në 8 vendet e para, kualifikohen direkt në raundin e 16 më të mirëve. Skuadrat nga vendi i 9 deri në të 24 do të zhvillojnë një raund play-off për të mbërritur mes 16 më të mirëve.

Arsenal, Spurs, Liverpool dhe Chelsea nga “Premier League” janë mes 8 skuadrave me shortin më të lehtë.

Renditja e skuadrave sipas shortit më të lehtë

Pafos që do të debutojë në “Champions League” ka një ndër shortet më të lehta në fazën e Ligës bashkë me Copenhagen.

Formati i ri në “Champions League” nënkupton se faza e Ligës është më e fortë se ajo e grupeve për skuadrat e vazos së parë.

Diçka që e dinë mirë Bayern Munich dhe Paris SG. Duke qënë në vazon e parë ato përballen me shortin më të vështirë ndër 36 skuadrat.

Do të luajnë kundër njëra-tjetrës ndërsa Bayern do të luajë edhe me Arsenal, Sporting CP dhe Union Saint-Gilloise. PSG do luajë kundër Barcelona-s, Bayer Leverkusen, Tottenham dhe Newcastle.

Renditja e skuadrave sipas shortit më të vështirë

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë