Futboll

Ja si ndryshojnë shanset për fitoren e Champions League

Në më pak se 24 orë nga përfundimi i ndeshjeve të para ¼ finale në Champions League 2024-25, superkompjuteri i Opta-s nxjerr kuotat e reja të shanseve për kualifikimin në raundet pasardhëse dhe fitoren në Finalen e Mynihut. Mgjs Barcelona triumfoi 4-0 në shtëpi ndaj Borussia Dortmund, Arsenal mbetet favorit për trofeun. Sipas llogaritjeve të fundit, katalanasit kanë 25.9% të simulimeve të fundit ndaj 27.8% që favorizojnë londinezët e Mikel Arteta-s pas fitores 3-0 në “Emirates” ndaj Real Madrid.

Simulimet e reja nga Opta

Barcelona (51.7%) dhe Arsenal (52.9%) do të arrijnë në Finale duke u pozicionuar si skuadrat për tu mundur. Paris Saint-Germain që mori një fitore solide ndaj Aston Villa-s, 3-1 në “Parc des Princes” (falë golave të Désiré Doué, Khvicha Kvaratskhelia dhe Nuno Mendes) ka 91.5% të mundësive për raundin ½ final. Shanset e francezëve për titullin në UCL janë 21.9% të simulimeve duke u bërë skuadra e 3 pretendente përpara Inter (19.8%) që fitoi ndeshjen e parë ndaj Bayern Munich.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë