Futboll

Ja se si do të rrjeshtohet Tottenham me trainerin e ri, Thomas Frank.

Kur Thomas Frank u emërua në stolin e Tottenham Hotspur u kuptua se minimalisht londinezët do të përjetojnë një ndryshim taktik nga futbolli që luajtën nën drejtimin e Ange Postecoglou. Nëse ai ishte ideologjik, Frank është i njohur si një takticien fleksibël që lëviz mes zotërimit progresiv dhe sjelljes reaktive ose futbollit direkt. Kjo do të thotë se lojtarët që ranë në sy nën drejtimin e Postecoglou mund të mos ndihen më aq komodë. Ndërsa të tjerët mund të kenë një jetë të re sportive. Pesë prej tyre janë:
Archie Gray
Destiny Udogie
Brennan Johnson

Micky van de Ven
Son Heung-min

Thomas Frank është tashmë një trainer i konfirmuar në nivele të larta pasi udhëhoqi Brentford në top10 të Premier League në dy nga 3 sezonet e fundit. Ai e meritoi nëpërmjet rezultateve drejtimin e një klubi të madh dhe ndaj iu besua rijetëzimi i Tottenham Hotspur si një forcë në Premier League. Nga lojtarët që gjen në skuadër, njëri më shumë se të gjithë i përshtatet stilit të Frank dhe ai është Pedro Porro. Frank kërkon nga skuadra të hedhë sa më shumë krosime në zonën e rreptësisë, ndaj Brentford ka qëndruar në top6 për numrin e krosimeve të sakta në 3 sezonet e fundit. Rrjeshtimi i preferuar duket se do të jetë 3-5-2 ku mungojnë një qendërmbrojtës, një mesfushor i majtë dhe sulmues.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë