Bayern Munich ka pasur një sezon pozitiv deri tani, në fushë dhe jashtë tij. Por me rinovimin afatgjatë të kontratave të Jamal Musiala-s dhe Alphonso Davies, klubi shpreson të ketë çimentuar të ardhmen. Rinovime që përkojnë me kontratën e Michael Olise deri në vitin 2029. Ndërsa Kapiteni Manuel Neuer rinovoi vetëm për një sezon. Në moshën 38 vjeçare ai nuk bën pjesë në planet afatgjata të klubit i cili mund ta ketë gjetur që tani pasuesin e tij.

Në Prill 2024, Alexander Nübel firmosi një kontratë deri në 2029 por i duhet të qëndrojë i huazuar te Stuttgart deri në përfundim të sezonit 2025/26. Ndërkohë këtë Janar nga Këln u transferua 21 vjeçari Jonas Urbig, që shihet si nxënësi i Neuer dhe me objektiv ta zëvendësojë një ditë. 32 herë kampionët në Bundesliga bënë një investim të ngjashëm me 19 vjeçarin Tom Bischof në parametra zero nga Hoffenheim për Korrikun e e këtij viti.

Ai shihet si partneri i ardhshëm i Joshua Kimmich në qendër të mesfushës. Atje ku 20 vjeçari i dalë nga akademia, Aleksandar Pavlović, ka tashmë kreditet e tij. Të gjitha këto kontrata të reja ose të rinovuara për Kimmich, Musiala, Davies, Olise, Bishof, Urbig, Nübel dhe Pavlović ndoshta nuk mjaftojnë. Atyre janë gati tiu bashkohen mëngjërashi Krätzig dhe mesfushori Paul Wanner, të dy të ardhur nga “Bayern Campus”. Tani mbetet që lamtumira e afërt për Neuer dhe veteranin tjetër Thomas Müller të jetë më e lehtë për Bayern.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.