Futboll

Ja pse “Der Klassiker” është ende ndeshja më e madhe në Gjermani

Përballja e 112 konfirmon edhe një herë se të kuqtë e Bayern dhe verdhezinjtë e Dortmund dominojnë të gjelbrën e fushës për rritjen e pulsit anë e mbanë Botës së futbollit. Ndër vite kjo ndeshje është shndërruar ndër më të ndjekurat dhe do të jetë e tillë edhe sot si një moment sportiv në histori. 32 tituj në Bundesliga e kanë bërë Bayern, skuadrën më të suksesshme në Gjermani. Dortmundi me 5 tituj, aq sa M’gladbach dhe prej fillimit të viteve’90s është rivalja kryesore e Bayern.

Në fakt, prej ribashkimit të vendit në vitin 1991, vetëm 5 skuadra kanë fituar të paktën një titull ndërkohë që Bayern dhe BVB kanë fituar 26 nga 33 të kontestuarit. Gjithashtu kanë ndarë edhe 15 trofe të Kupës Gjermanisë në të njëjtën periudhë. Bashkë me Hamburg-un, ato janë dy nga 3 skuadrat gjermane që kanë triumfuar edhe në futbollin evropian. Dortmund fitoi UEFA Champions League në vitin 1997 ndërsa Bayern në vitet 1974, 1975, 1976, 2001, 2013 dhe 2020.

Një sfidë që nuk tërheq vetëm interesin vendas por edhe atë anë e mbanë Botës. Kur mendon për sfidat më të nxehta në universin e futbollit si: Real Madrid vs. Barcelona; Juventus vs. AC Milan; Liverpool vs. Manchester United dhe Boca Juniors vs. River Plate – Bayern vs. Dortmund është në të njëjtin nivel me to. 9 ndeshjet e fundit prodhuan 36 gola dhe me një mesatare prej 4 golash për 90 minuta, askush nuk do ta humbiste për asnjë arësye, një “Der Klassiker”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë