Shendet

Ja cila  zonë e trurit e ka fajin  për pesimizmin

Kërkuesit shkencorë  mund të kenë gjetur zonën e trurit që nxit mendimet negative. Vëzhgimi i  minjve, kolegëve tanë gjitarë, mund të hedhë dritë të re në sjelljen njerëzore.Një studim i ri, i botuar në revistën “Neuron”, shqyrton mbështetjen neurologjike të pesimizmit te minjtë dhe gjithashtu,  gjen lidhje me ankthin  dhe depresionin te njerëzit.

Studimi i ri, i kryer nga shkencëtarja Ann Graybiel, profesore në Institutin e Teknologjisë së Masaçusetsit, në Kembrixh, fokusohet në një lloj  të procesit të vendimmarrjes si konflikti ‘qasje-shmangie’. Ky konflikt përshkruan situatat,  në të cilat njerëzit (ose gjitarët) duhet të vendosin mes dy opsioneve,  duke peshuar aspektet pozitive dhe negative të secilës alternativë.

Studimi i mëparshëm që Prof. Graybiel ka drejtuar me ekipin e saj ka zbuluar  qarqet e trurit përgjegjëse për këtë lloj vendimmarrjeje. Ata më pas zbuluan se marrja e vendimeve në këtë skenar mund të nxisë stres dhe ky stres kronik i bën brejtësit të zgjedhin një opsion më të rrezikshëm,  që e ka potencialin e shpërblimit  më të lartë.

Bërthama  Caudate  dhe vendimmarrja

Në studimin e ri, për të rikrijuar skenarin,  në të cilin brejtësit duhet të zgjedhin duke peshuar pozitivet dhe negativet, shkencëtarët i ofruan minjve një shiringë me  lëng si shpërblim, por e shoqëruan me një stimul negativ: një shkulm ajri në fytyrë. Në të tjerë eksperimente, kërkuesit e ndryshuan  normën e shpërblimit me stimulin e pakëndshëm dhe u dhanë brejtësve aftësinë për të zgjedhur ta pranonin ose jo shpërblimin me stimulin negativ.

Siç shpjegojnë kërkuesit, ky model kërkon që brejtësit të kryejnë një analizë kosto-përfitim. Nëse shpërblimi i lëngut peshon më shumë sesa ndjesia e pakëndshme, brejtësit do e zgjedhin, por nëse lëngu vjen me shumë shkulme ajri, ata nuk e bëjnë. Ata gjithashtu u dhanë një shok të vogël elektrik bërthamës caudate të brejtësve për të parë sesi e ndikonte vendimmarrjen e tyre. Kur kjo zonë stimulohej, brejtësit nuk merrnin të njëjtat vendime si përpara se të merrnin stimulin.

Veçanërisht, brejtësit u fokusuan më shumë në kostot e stimulit të pakëndshëm sesa  te vlera e shpërblimit.  “Kjo gjendje që kemi imituar ka një mbivlerësim të kostos krahasuar me përfitimin”, shpjegon  Prof. Graybiel.Gjithashtu, shkencëtarët zbuluan se stimulimi i  bërthamës caudate çon në një ndryshim në aktivitetin e valëve të trurit të brejtësve.

Ankth, depresion dhe ekuilibër i brishtë

Studiuesit shpjegojnë implikimet e gjetjeve. Ata thonë se mund t’i  ndihmojnë mjekët për  të kuptuar  më mirë përmasat e simptomave të depresionit dhe ankthit, si  edhe në gjetjen e  trajtimeve të reja. “Ndiej se po shohim një prokurë për ankthin apo depresionin ose një përzierje të të dyjave”, shpjegon  Prof. Graybiel. “Këto probleme psikiatrike janë ende shumë të vështira për t’u trajtuar për shumë individë, të cilët vuajnë prej tyre.”

Ekipi po kërkon të hetojë më tej, nëse njerëzit,  të cilët jetojnë me depresion dhe ankth,  shfaqin një aktivitet mbi normën, në bërthamën caudate të trurit. Kërkuesit dyshojnë se nxitja e kësaj zone të trurit  shkakton një çarje  në dopaminës, i ashtuquajturi hormon i  seksit dhe  rock and roll-it.Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit janë afro 300 milionë njerëz në botë që vuajnë nga depresioni dhe një në trembëdhjetë njerëz kanë çregullime të ankthit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë