Futboll

Ja çfarë mund ta vendosë Derbin e Londrës veriore

Nga Gazeta Si – Skuadra e Mikel Artetës humbi pikë para ndërprerjes së kombëtareve dhe ka disa probleme zgjedhjeje para ndeshjes kryesore të Premier League këtë të dielë.

Statistikat Kyçe
“Topçinjtë” janë favoritë absolut sipas “Opta” para Derbit të Veriut të Londrës këtë të dielë, 69% për ti mposhtur Spurs.

Arsenal ka fituar 5 nga 6 ndeshjet e fundit në Premier League kundër Tottenham, duke përfshirë 3 të fundit rradhazi.

Kjo është seria e tyre më e gjatë kundër Spurs që prej 5 fitoreve radhazi mes Janarit 1987 dhe Janarit 1989.

Ky do të jetë derbi i parë i Veriut të Londrës në Premier League pa praninë e Harry Kane apo Son Heung-min për Tottenham që prej barazimit 1-1 në “Emirates Stadium” në Shtator 2014.

Përballjet Kokë më Kokë
Tottenham ka humbur 7 nga 9 ndeshjet e fundit të Premier League kundër Arsenal (1 fitore, 1 barazim), po aq humbje sa kishte pësuar në 25 derbit e mëparshëm kundër rivalit më të madh (9 fitore, 9 barazime).

Gjërat kanë qenë edhe më të vështira për Spurs kur kanë udhëtuar në Veri të Londrës.

Ata kanë fituar vetëm 1 nga 32 ndeshjet e tyre të fundit të Premier League në fushën e Arsenal, duke barazuar 12 dhe humbur 19, me atë fitore të vetme, 3-2 në Nëntor 2010.

Arsenal ka shënuar gjithashtu në secilën prej 26 ndeshjeve të fundit të Premier League në shtëpi kundër Tottenham, duke realizuar të paktën 2 gola në secilën nga 8 të fundit.

Kjo është seria e tyre më e gjatë e golave në shtëpi kundër çdo kundërshtari në kompeticion, ndërsa vetëm kundër Leicester City-t kanë pasur një seri më të gjatë me të paktën dy gola (9 ndeshje midis 1997 dhe 2016).

Ndërkohë, Frank fitoi ndeshjen e tij të parë ndonjëherë të Premier League kundër Arsenal si trajner i Brentford në Gusht 2021, por që atëherë nuk ka asnjë fitore në 7 përballjet e fundit kundër “Topçinjve” (2 barazime, 5 humbje).

Arsenal: David Raya, Jurriën Timber, William Saliba, Cristhian Mosquera, Myles Lewis-Skelly, Martín Zubimendi, Declan Rice, Eberechi Eze, Bukayo Saka, Leandro Trossard, Mikel Merino.
Trainer: Mikel Arteta

Tottenham: Guglielmo Vicario, Pedro Porro, Cristian Romero, Micky van de Ven, Djed Spence, João Palhinha, Rodrigo Bentancur, Xavi Simons, Brennan Johnson, Wilson Odobert, Richarlison.
Trainer: Thomas Frank

Arsenal është favorit absolut sipas “Opta” para Derbit të Veriut të Londrës këtë të dielë, 69% për ti mposhtur Spurs.

Arsenal ka fituar 5 nga 6 ndeshjet e fundit në Premier League kundër Tottenham, duke përfshirë 3 të fundit rradhazi. Kjo është seria e tyre më e gjatë kundër Spurs që prej 5 fitoreve radhazi mes Janarit 1987 dhe Janarit 1989.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë