Gazeta Si – “Unë mbaj kreshmë, edhe disa lojtarë do të mbajnë. Megjithatë, kemi shumë lojtarë në skuadër, kemi edhe shumë të huaj që mund të luajnë ndaj Juventusit, sepse nuk janë hebrenj’. Kjo ishte deklarata e Barak Bakhar, trajnerit Makabi Haifa para sfidës me Juventusin në Champions.
Ai nuk do të që te justifikohet me ‘Yom Kippur’ (kreshma që mbajnë hebrenjtë) para ndeshjes në Torino. Situata është e tillë në fakt, me disa lojtarë izraelitë që nuk mund të luajnë. “Do të kemi një 11-ësh të mirë në fushë dhe do të tentojmë surprizën”, – ka shtuar trajnerin i Makabit.

Kreshma ishte edhe argumenti kryesor në konferencën për shtyp para ndeshjes së sotme. “Është një ditë e rëndësishme për hebraizmin. Ndoshta dikush do të luajë edhe pse po mban kreshmë. Përfundon një orë e gjysmë dhe ndoshta do të arrijë të ushqehet në mënyrën e duhur”, – ka shtuar Bakhar.
Makabi, ashtu si dhe Juventusi, nuk ka asnjë pikë pas dy ndeshjeve të para në grup. Skuadra e Alegrit është favorite absolute, aq më tepër pas situatës në ekipin izraelit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




