Bota

Izraeli sulmon një tjetër central bërthamor në Iran

Nga Gazeta Si – Izraeli ka vazhduar me një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit.

BBC raporton se shteti izraelit ka sulmuar një tjetër central bërthamor në Iran, atë në Isfahan.

Ndërkohë ushtria izraelite raporton se një bombë e lëshuar nga Jemeni ra në Bregun Perëndimor. Nuk ende detaje nga incidenti.

Mediat iraniane raportojnë se mbrojtja ajrore iraniane është aktivizuar në disa pjesë të Teheranit.

Pamjet video të shpërndara nga mediat iraniane tregojnë shkëndija të ndritshme në qiell në kryeqytet.

Ushtria izraelite thotë se po vazhdon të godasë objektiva në Iran.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë