Nga Gazeta ‘Si’- Bombardimet masive të Izraelit në Liban po kërcënojnë marrëveshjen e paqes të arritur mes SHBA-së dhe Iranit, me ndërmjetësimin e Pakistanit, për një armëpushim 2-javor.
Izraeli i përshkroi bombardimet si valën më të madhe të sulmeve në këtë konflikt, duke goditur më shumë se 100 nga ato që i quajti qendra komande të Hezbollahut dhe vende ushtarake.
Sulmet goditën periferitë jugore të Bejrutit, Libanin jugor dhe Luginën lindore të Bekaas, duke lënë qindra të vdekur dhe të plagosur.
Teherani ka kërkuar ndërprerjen urgjente të sulmeve izraelite në Bejrut, me qëllim që paqja të mbizotërojë në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme.
“Libani nuk është pjesë e marrëveshjes dyjavore të armëpushimit, tha presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për mediat.
Trump raportohet të ketë thënë se konflikti Izrael-Liban është një “përleshje e veçantë”, duke shtuar:
“Për shkak të Hezbollahut. Ata nuk u përfshinë në marrëveshje. Edhe kjo do të rregullohet. Nuk ka problem.”
Mediat e huaja raportojnë se Irani ka bllokuar kalimin e anijeve cisternë të naftës në Ngushticën e Hormuzit, derisa Izraeli të ndalë sulmet në Liban (sulme të cilat izraeli pretendon se synojnë objektivat e Hezbollahut, por që në fakt po godasin rëndë edhe civilët).
Armëpushimi ditën e djeshme erdhi vetëm 90 minuta përpara se ultimatumi i Presidentit Donald Trump ndaj Iranit të skadonte.
Trump njoftoi marrjen e një propozimi me 10 pika nga Irani që e cilësoi bazë të mirë për negociata ndërsa tha se dy javët në vijim do të shërbejnë që një marrëveshje finale të përmbyllet, me mosmarrëveshjet e së kaluarës që siç thotë janë sheshuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje