Nga Gazeta ‘Si’- Izraeli ka rihapur hapësirën ajrore, tha të martën(24 qershor) Autoriteti i Aeroporteve të Izraelit, pas një nate me breshëri raketash nga Irani.
Hapësira ajrore e Izraelit u mbyll për shkak të valëve të shumta të raketave iraniane disa orë para se të hynte në fuqi një armëpushim.
Hapja e saj erdhi pasi Izraeli tha se pranoi propozimin e armëpushimit pasi “arriti objektivat” e sulmeve të saj ndaj Iranit. Sipas deklaratës, Izraeli ka hequr “kërcënimin e dyfishtë ekzistencial të menjëhershëm” të Iranit nga armët bërthamore dhe raketat balistike.
Në deklaratë gjithashtu thuhet se Izraeli “i ka shkaktuar dëme të rënda udhëheqjes ushtarake dhe ka shkatërruar dhjetëra objektiva qendrore të qeverisë iraniane”.
Ishte presidenti amerikan, Donald Trump ai që njoftoi se armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit është arritur.
“Armëpushimi është tani në fuqi. Ju lutem mos e shkelni!”, ka shkruar ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.