Bota

Izraeli publikon fotot e 31 terroristëve të Hamasit që u vranë në sulmin ndaj shkollës në Gaza

Gazeta Si- Izraeli tha se kishte vrarë 31 persona në sulmin ndaj shkollës Al-Taba'een, e cila konsiderohet një strehë e militantëve të Hamasit në Gaza.

Sipas IDF, në strukturë "terroristët planifikonin të fillonin sulme kundër shtetit hebre".

Nga njëqind vdekjet e raportuara në bastisje, organizata e Rripit në Gaza "në fund pranuan vetëm 40. Ndërkohë, lajmi i rremë i qindra vdekjeve është përdorur edhe një herë për të sulmuar Izraelin. Këtu janë emrat dhe pozicionet e tyre në organizatat terroriste të Hamasit dhe Xhihadit Islamik”, - ka shkruar ushtria izraelite, duke shpërndarë fotot në ueb.

Zyrtarët palestinezë theksuan se sulmi në shkollë rrezikoi bisedimet e ardhshme të armëpushimit dhe lirimin e pengjeve.

Izraeli thotë se kishte në shënjestër shkollën Al-Tabaeen në qytetin e Gazës të shtunën, sepse luftëtarët e Hamasit ishin strehuar atje, por sulmi nxiti shqetësimet e Uashingtonit se një marrëveshje armëpushimi nuk do të arrihet.

Ndërkohë, një peng i mbajtur nga Hamasi në Gaza u vra nga terroristi përgjegjës për ruajtjen e tij dhe dy gra të tjera u plagosën rëndë.

Këtë e ka bërë të ditur të hënën në Telegram zëdhënësi i krahut të armatosur të Hamasit, Abu Obeida, duke saktësuar se bëhet fjalë për dy incidente të ndara.

“Ata po kujdesen për dy femrat në përpjekje për t’i mbajtur në jetë”, shtoi ai.

Grupi terrorist tha se një komision ishte formuar për të hetuar incidentin dhe do të njoftonte detaje në një datë të mëvonshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë