Muzike

Izraeli mund të mos jetë pjesë e Eurovizion 2022

Rrjeti informativ KAN në Izrael ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në Eurovision 2022 nëse greva në Ministrinë e Jashtme të vendit vazhdon.

Arsyeja pse Izraeli nuk do të konkurrojë në “Eurovision Song Contest 2022”, është se siguria e artistëve nuk është e garantuar.

Shërbimi izraelit i sigurisë “Shin Bet” nuk ka kapacitete për të dërguar delegacionin në Eurovision Song Contest këtë maj, raporton KAN.

Michael Ben David, i cili do të këndonte “I.M” për Izraelin, ende nuk ka bërë një deklaratë zyrtare për pjesëmarrjen.

“Për shkak të grevës nga Ministria e Jashtme, delegacioni Izraelit nuk do të mund të jetë pjesë e Festivalin e Këngës Eurovision 2022 në Torino”, shkruan KAN në Twitter.

Ministria e Punëve të Jashtme ka disa muaj që është në grevë, për shkak të mosmarrëveshjeve të sindikatave për kushtet e punës. Kjo ka vonuar shërbime të ndryshme të Ministrisë së Jashtme, duke përfshirë sigurinë, dhe këtu qëndron çështja tek Eurovizioni.

Sidoqoftë, Michael Ben David mund të jetë ende në gjendje të marrë pjesë duke përdorur regjistrimin rezervë live të “I.M”.

Në përputhje me rregullat e Eurovizionit dhe në praninë e pandemisë COVID-19, të gjithë artistët pjesëmarrës duhet të filmojnë një performancë rezervë, nëse artistët nuk do mund të udhëtojnë në vendin pritës. Në vitin 2021, Montaigne i Australisë konkurroi nga distanca duke përdorur këtë metodë.

KAN nuk e përmendi këtë metodë si një mundësi. Sidoqoftë, në një përgjigje në Tëitter, KAN tha se “të gjitha opsionet” po shqyrtohen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë