Bota

Izraeli lejon evakuimin e palestinezëve të sëmurë dhe të plagosur në Gaza

Nga Gazeta 'Si'-Forcat izraelite kanë lejuar këtë të premte që dhjetëra palestinezë të sëmurë dhe të plagosur nga luftimet në Gaza të shkojnë në Egjipt për të marrë ndihmë mjekësore, në një prej lëshimeve të para të Izraelit që pas bllokimit të pikës kufitare të Rafahut.

68, mes të cilëve 19 fëmijë të sëmurë dhe të plagosur dhe familjet e tyre kaluan në Egjipt në kuadër të një evakuimi të koordinuar me zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe komuniteti ndërkombëtar.

Ndërkohë që 21 pacientë me kancer nga Gaza po transportohen në Emiratet e Bashkuara Arabe për trajtim mjekësor.

Izraeli filloi një ofensivë ushtarake në Rripin e Gazës pas sulmit të militantëve të Hamasit më 7 tetor, në të cilin u vranë 1200 njerëz, kryesisht civilë, dhe u morën peng 250 të tjerë.

Sipas ministrisë së shëndetësisë në Rripin e Gazës, të kontrolluar nga Hamasi, që Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur organizatë terroriste, nga sulmet izraelite janë vrarë mbi 37600 njerëz.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë