Bota

Izraeli kërcënon: Nëse diplomacia dështon, do të sulmojmë Libanin!

Gazeta Si – Hamas është gati të ndërmarrë sulme të tjera kundër Izraelit edhe nga territori i Sirisë. Lajmi është bërë i ditur nga televizioni publik izraelit Kan.

Vëmendje ndërkohë ka marrë një video e shpërndarë nga Hamas, që Izraeli e konsideron një video kriminale: “Dëshmon mizorinë e Hamas ndaj civilëve të moshuar dhe të pafajshëm”. Në video shfaqen tre pengje që po mbahen në Gaza.

Izraeli ka bërë me dije se, nëse diplomacia dështon, do të sulmojë Libanin. “Nëse sforcot diplomatike nuk do të kenë sukses, nuk do të ezitojmë të sulmojmë në veri”, – ka thënë ministri i Mbrojtjes izraelite, Yoav Galant, duke iu referuar situatës së tensionuar me Hezbollah në Liban.

Galant ka thënë se SHBA-të dhe Izraeli “nuk kanë qenë kurrë më të vendosur në vlerat dhe objektivat tona”. Ai e ka thënë këtë gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me sekretarin amerikan të mbrojtjes, Lloyd Austin, i cili po viziton Izraelin.

“Armiqtë tanë të përbashkët në gjithë botën po shohin dhe e dinë që një fitore izraelite është një fitore e botës së lirë të udhëhequr nga SHBA-të”, – ka shtuar Galant.

Austin ka pohuar se SHBA-të vazhdojnë të besojnë për një zgjidhje mes dy shteteve në Lindjen e Mesme. Sipas autoriteteve, ka shkuar në 19.453 numri i të vdekurve në Rripin ë Gazës që nga fillimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hamas.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë