Nga Gazeta ‘Si’- Forcat Ajrore Izraelite kryen një valë sulmesh në Teheran gjatë natës, duke synuar dhjetëra objekte ushtarake iraniane dhe një vend kërkimor bërthamor, konfirmoi IDF.
Sipas “The Time of Israel”, më shumë se 60 avionë luftarakë u përfshinë në sulme.
IDF tha se objektivat përfshinin “disa vende industriale prodhimi raketash” në Teheran, të cilat shërbenin si “bërthama industriale të Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit”.
Një tjetër vend që u godit përdorej për të prodhuar një “komponent të rëndësishëm për programin e armëve bërthamore të regjimit iranian”, shtoi IDF.
Ndërkohë, këtë mëngjes sirenat e sulmeve ajrore ranë edhe në jug të Izraelit, pas lëshimit të raketave nga Irani.
IDF shkroi në Telegram se po punon për të kapur lëshuesit e armikut. Të paktën një raketë thuhet se ka depërtuar në mbrojtjet izraelite, duke goditur zonën Be’er Sheva. Sipas raportimeve, dëmet janë të shumta dhe raketa ka shkaktuar edhe 7 të plagosur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.