Gazeta Si – Në 24 orët e fundit, ushtria izrelite flet për “më shumë se 100 objektiva të Hamasit” të goditura nga Izraeli në Gaza gjatë natës.
Midis tyre, përsëri sipas ushtrisë së Tel Avivit, është edhe një anëtar i komandës detare të Hamasit, Amjad Majed Muhammad Abu `Odeh, i mbajtur nga Izraeli si bashkëpërgjegjës për sulmin e 7 tetorit të kaluar dhe masakrën e civilëve izraelitë.
Forcat e armatosura më pas thanë se goditën një tunel, depo armësh dhe disa qendra komandimi. Një ekip i raketave të Hamasit që tentoi të godiste një aeroplan u neutralizua gjithashtu.
Ndërkohë, ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, tha para trupave të mbledhura në kufirin me Gazën se ata së shpejti do ta shihnin “nga brenda” enklavën palestineze, duke sugjeruar se një pushtim i pritshëm tokësor me qëllim eliminimin e Hamasit mund të ndodh së shpejti.
Midis natës dhe agimit të së premtes në mëngjes, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kryen bombardime të reja ajrore në Rripin e Gazës, veçanërisht duke goditur qytetin jugor të Khan Yunis, ku të paktën 21 njerëz vdiqën dhe të paktën 79 mbetën të plagosur. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia palestineze e lajmeve “Ëafa”.
Izraeli e ka rrethuar Rripin e Gazës me një popullsi prej 2.3 milionë banorësh. Sulmet ajrore izraelite ndaj enklavës raportohet se kanë shkaktuar mijëra të vdekur dhe kanë lënë më shumë se një milionë banorë të pastrehë.
Në veri të Gazës, pamjet e marra nga agjencia e lajmeve “Reuters” nga kampi i refugjatëve Jabaliya, tregojnë banorët duke gërmuar me duar brenda një ndërtese të dëmtuar për të nxjerrë një djalë dhe një vajzë të vogël të bllokuar nën rrënoja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



