Nga Gazeta ‘Si’- Tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të përshkallëzohen, ndërsa ushtria izraelite ka njoftuar se ka kryer sulme ajrore ndaj gjashtë aeroporteve ushtarake në Iranin perëndimor, lindor dhe qendror.
Sipas deklaratës zyrtare të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), nga sulmet janë shkatërruar 15 mjete fluturuese, përfshirë avionë dhe helikopterë, si dhe janë dëmtuar rëndë pista uljeje, depo nëntokësore, një avion furnizimi dhe disa avionë luftarakë të tipit F-14, F-5 dhe AH-1, që i përkisnin forcave ajrore iraniane.

“Avionët e shkatërruar ishin përgatitur për operacione kundër Forcave Ajrore të Izraelit dhe synonin të pengonin veprimtarinë e tyre mbi territorin iranian”, thuhet në deklaratë.
Gjithashtu, IDF bëri të ditur se sulmet kanë pezulluar funksionimin e aeroporteve të goditura dhe kanë ndërprerë përkohësisht aftësinë operacionale të forcave ajrore iraniane në këto baza.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.