Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman, ka dhënë dorëheqjen duke shpjeguar vendimin e tij në konferencën për shtyp si pasojë e armëpushimit të arritur me Hamasin.
“Ajo që ndodhi dje, ishte armëpushim zjarri, – tha ai, – një dorëzim para terrorizmit. Nuk ka ndonjë kuptim tjetër”.
Lieberman tha se ai tashmë kishte pasur në të kaluarën, si minister, mosmarrëveshje me kryeministrin Benyamin Netanyahu dhe në mesin e tyre përmendi, “dështimin në dëbimin e fshatit beduine të Khan al Ahmar dhe mbështetjen e Katarit për Gazën”.
“Dy pikat e kthesës që më bënë të jap dorëheqjen, – shpjegoi ai, – ishin transferimi drejt Hamasit të 15 milionë dollarëve nga Katari dhe kjo do të thotë se ne kemi paguar para për terroristët dhe lejuam armëpushimin, pasi ata na goditën me 500 raketa”. “Duhet të ishim përgjigjur në një mënyrë tjetër, – vazhdoi ai, – kemi treguar dobësi dhe e gjithë kjo do të pasqyrohet në frontet e tjera”.
Lieberman ka bërë thirrje gjithashtu për zgjedhje të reja parlamentare: “Është e nevojshme që të shkojmë në zgjedhje të parakohshme sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk duhet të lejojmë që vendi ynë të mbetet i izoluar për një kohë të gjatë”.
“Të shtunën e ardhshme, – shtoi ai, – do të konsultohem me formacionet e tjera politike të koalicionit qeverisës për të vendosur datën e votimit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




