Futboll

Ivan Balliu në modë në Spanjë, 3 klube pas mbrojtësit kuqezi

Gazeta Si – Ivan Balliu ishte një nga lojtarët më të mirë të Kombëtares ndaj Izraelit. Ai ka mbyllur një sezon fantastik në fakt me Rajo Valekanon dhe ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha në La Liga.

Ivan Balliu ndaj Izraelit. Gazeta Si, 13 qershor 2022

Sipas informacioneve më të fundit nga Spanja në lidhje me merkaton, Vilarreali, Betisi dhe Espanjoli janë vënë në garë për 30-vjeçarin. Mbrojtësi kuqezi ka shansin të zgjedhë për sezonin e ri.

Vilarreali është një skuadër që luan rregullisht në kupat e Europës. Sezonin e fundit shkoi deri në gjysmëfinale të Championsit. Nëse Ivan Balliu kalon te kjo skuadër, është një hap i madh për të.

Nëse zgjedh Espanjolin, mbrojtësi do të bashkohej me një tjetër kuqezi, mesfushorin Keidi Bare. Edhe Betisi është një nga klubet prestigjioze të La Ligas.

Mbetet për t’u parë tashmë se çfarë zgjedhje do të bëjë Ivan Balliu. Me formën që gëzon, ai është tashmë edhe një pikë shumë e fortë në Kombëtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë