Lojëra me Dore

Iu zhdukën atletet para finales, por anglezi Norri fiton trofeun e “Indian Wells”

Britaniku Kameron Norri ka fituar turneun Master 1000 të “Indian Wells”, duke u bërë kështu tenisti i parë jashtë renditjes së 25 më të mirëve që nga 2010-a që fiton një kompeticion të një niveli të tillë.

Në finale, numri 26 i renditjes botërore ka mundur gjeorgjianin Nikoloz Basilashvili, numrin 36 ATP. Ndesha u mbyll me 3 sete, ku të parin e mori gjeorgjiani 3-6 dhe pastaj Norri përmbysi gjithçka 6-4 dhe 6-1. Basilashvili është lojtari i parë i ish-republikës sovjetike të Gjeorgjisë që shkon në një finale ATP Masters 1000.

Kameron Norri gjatë finales. Gazeta Si, 18 tetor 2021

Duhet të ketë diçka tek atletet e tenistëve anglezë që u pëlqen kalifornianëve. Pas atleteve speciale të Andi Mërreit, që bënë xhiron e rrjeteve sociale, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me Kameron Norri, i cili nuk i gjeti ato në vendin që i kishte lënë. Imagjinoni çfarë ndodh me një sportist që përgatitet për ndeshjen dhe mëson se i janë zhdukur atletet.

“Çdo ditë i lë atletet e tenisit në pjesën lart të dollapit. Me shumë mundësi, dikush, ndoshta nga personeli i pastrimit, ka menduar se janë për t’u hedhur. Dhe kështu ato u zhdukën. I kërkova shumë, i thashë edhe stafit tim të kërkonte, por nuk i gjetëm. Nuk e di çfarë kanë të veçantë atletet e anglezëve. Preferoj të luaj me atletet që i kam përdorur pak në stërvitje, sepse të rejat janë të forta dhe të rënda. Por nuk kisha zgjidhje tjetër dhe u përqendrova te ndeshja”, – ka thënë Norri pas finales.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë