Kombetarja

‘Iu sos durimi’ – talenti i Benfica-s braktis Shqipërinë për Zvicrën

Nga Gazeta Si – Adrian Bajrami nuk do të luajë me Shqipërinë por me Zvicrën. Njoftimi është dhënë pak më pare nga FSHF që zyrtarizoi 3 ndryshime në listën për ndeshjet e Shtatorit.

Bajrami që rinovoi kontratBajrami që rinovoi deri në 2029 kontratën te gjigandët portugezë, ka luajtur vetëm 3 ndeshje miqësore në kohën e Edy Reja-s.

I injoruar rregullisht nga Sylvinho, futbollisti i lindur në Zvicër por me origjinë nga Ohri në Maqedoninë e Veriut, ai zgjodhi të përfaqësojë vendlindjen.

Reagimet e tifozëve pas largimit të Adrian Bajramit

Bashkë me të për arësye dëmtimi do të mungojnë Ylber Ramadani dhe Ernest Muçi. Në këtë situatë, traineri Sylvinho ka nisur ftesat për Maldini Kaçurri (Arsenal), Enis Çokaj (Levadiakos) dhe Cristian Shpendi (Cesena).

Pas njoftimit për largimin e Adrian Bajramit, FSHF është përballur me akuzat e tifozëve në rrjetet e saj sociale.

Ata kanë shprehur pakënaqësinë për grumbullimin e emrave si Ajeti dhe Hysaj dhe kanë akuzuar Presidentin Duka për një largim të tillë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë