Nga Gazeta Si – 14 apartamente dhe 5 ndërtime pa leje janë sekuestruar nga Prokuroria e Durrësit, pasi dyshohet se janë ndërtuar nga të ardhurat e krimit me qëllim pastrimin e parave.
Në vendimin e Prokurorisë së Durrësit bëhet me dije se gjithashtu është sekuestruar edhe objekti në pronësi të Asjan Buçeza (Hasan Buceza).
“Ndërtim pa leje, i deklaruar në emër të shtetasit A B. Formular Vetëdeklarimi nr. 910/2 datë 21.11.2006. Objekti i deklaruar “Banesë, adresa e truallit të ndërtimit; Arapaj, Viti i ndërtimit 10.05.2001, Adresa Arapaj, Sipërfaqe e zënë 500 m2. Sipërfaqe ndërtimi 81 m2. Numri i kateve 1”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Durrësit.
Asjan Buceza nuk është emër i panjohur për drejtësinë. Mësohet se Buçeza është i lindur në Shënavlash të Durrësit, është arrestuar më herët në Pikën Kufitare të Morinës, pasi ka qenë në kërkim ndërkombëtar.
Në maj të vitit 2005 autoritet gjyqësore të Milanos në Itali, lëshuan një urdhër arresti, pasi akuzohej për “Pjesëmarrje në organizata kriminale”.
Gjithashtu ndaj tij, autoritetet italiane kanë kërkuar dënimin me 25 vite burg.
Pikat kryesore të trafikut të drogës ishin zona e Riminit, Padovas, si edhe Vicenza.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




