Dy mjekë në Spitalin Rajonal të Fierit janë ndaluar nga policia për shkak se akuzohen për korrupsion. Bëhet fjalë për mjekun psikiatër Agim Sulaj 54 vjeç banues në Tiranë dhe mjekun e ORL-së, Eduart Shyti 47 vjeç, banues në Kuçovë. Ata akuzohen për veprën penale “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Dyshohet se mjekët, në data të ndryshme gjatë ushtrimit të funksionit, iu kanë marrë një sasi lekësh qytetarëve të ndryshëm që shkonin për vizita mjekësore.
Më herët ata janë pezulluar me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë pas një video të publikuar nga emisioni investigativ “Stop”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




