Gazeta Si – Një çift bashkëshortësh kanë rënë në prangat në Devoll me akuzën e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Policia thotë se në kuadër të operacionit “Fazat”, janë arrestuar Fatos dhe Era Sala, të cilëve iu gjetën në banesë 5.8 kg lëndë narkotike kanabis, që e kishin përgatitur për ta trafikuar në Greqi.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas e kanë prodhuar lëndën nga bimët narkotike që kanë kultivuar në tokën e tyre, afër banesës në vendin e quajtur “Lagjja e Fundosur”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



