Ka ndodhur

Iu gjetën në banesë armë dhe municione luftarake, arrestohet 41 vjeçari në Tiranë

Nga Gazeta ‘Si’- Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, në kuadër të operacionit të koduar “The Holder”.

Sipas policisë, këtij personi iu sekuestruan 2 armë zjarri një pistoletë dhe një pushkë, 1 armë sportive, 1 armë e ftohtë, municion luftarak dhe emblema policie.

Gjatë operacionit, në Rrugën e Dibrës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar fillimisht automjetin me drejtues shtetasin S. A. Gjatë kontrollit të automjetit, iu gjet e iu sekuestrua një armë e ftohtë(thikë).

Më tej, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë, gjetën municionin luftarak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë