Ka ndodhur

Iu fut në shtëpi adoleshentes dhe tentoi ta marrë me forcë, arrestohet 38-vjeçari në Gramsh

Nga Gazeta Si- Një 38-vjeçar është arrestuar në Gramsh pasi i ka hyrë në shtëpi me dhunë një 18-vjeçareje, duke tentuar ta marrë me forcë.

Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të 18-vjeçares, e cila ka deklaruar se 38-vjeçari i është futur pa dëshirë në banesë, e ka goditur me shpullë dhe ka tentuar ta marrë me forcë.

Nga verifikimet rezultoi se E. K. është dhe me precedent penal në fushën e vjedhjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë