Vdekja e një 71-vjeçari italian në Shqipëri pas ndërhyrjes për të rregulluar dhëmbët ka ngritur alarmin përtej Adriatikut nga urdhri i dentistëve italianë që u bëjnë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes me zgjedhjet që bëjnë për shërbimet me kosto të ulët.
Agostino Sellitri, 71 vjeç dhe vullnetar i Kryqit të Kuq vdiq pak pasi kreu implantin e dhëmbëve në një klinikë dentare në Shqipëri. Arsyeja e vdekjes së tij ishte infarkti.
“Ndërhyrjet dentare që kushtojnë pak fshehin të papritura dhe rreziqe që nuk mund të nënvlerësohen. Shpesh na takon ne që të riparojmë dëmet e shkaktuara nga ndërhyrjet loë cost jashtë Italisë”, thotë urdhri i dentistëve.
Deklarata kërkon nga qytetarët italianë që t’i bëjnë mirë llogaritë para se të udhëtojnë në drejtim të vendeve që ofrojnë këto shërbime me çmime më të lira. “Sepse nuk ju ofrojnë garancinë dhe as trajtimin nga profesionistë të vërtetë që janë të licencuar nga urdhri i dentistëve në Itali”, thotë komunikata.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



