Futboll

Italia zgjedh Gattuso-n

As Ranieri dhe as Pioli por Gennaro Gattuso, ky do të jetë traineri i ri i Italisë. Zyrtarizimi ndodhi pasditen e të dielës në faqen e internetit të Federatës Italiane që komunikoi se i ka ngarkuar detyrën e trainerit të Kombëtares, Gennaro Gattuso-s. Traineri kalabrez do të prezantohet të enjten e 19 Qershorit në orën 11:00 në kryeqytetin italian. Ndërsa ndeshja e parë që do të drejtojë do të jetë ajo e 5 Shtatorit në Bergamo kundër Estonisë. Për Presidentin Gravina – “Ringhio është simbol i futbollit Italian”.

Asistent i Gattuso-s do të vazhdojë të jetë Gigi Riccio, ndërsa në stafin e të kaltërve do të bashkohen Andrea Barzagli dhe Leonardo Bonucci. Ndërkohë Cesare Prandelli do të jetë Drejtori Tecnik që do të mbulojë sektorin e të rinjve dhe do të harmonizojë kërkesat e Kombëtares së të rriturve. Në Italia do të kualifikohet në botërorin e ardhshëm, Ringhio do ta drejtojë edhe atje. 47 vjeçari është Kampion i Botës me Italinë në 2006 në Gjermani. Si trainer ai punoi te Sion, Palermo, Ofi, Pisa, Milan Primavera, Milan, Napoli, Valencia, Olympique Marseille dhe Hajduk Split.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë