Bota

Italia: Vaksina e AstraZeneca nuk do t’u jepet qytetarëve mbi 55 vjeç

Agjencia italiane e ilaçeve miratoi të shtunën vaksinën AstraZeneca për të gjithë të rriturit, por rekomandoi që mos t’u jepet personave mbi 55 vjeç.

Vendimi i AIFA-s vjen një ditë pasi Bashkimi Europian dha dritën jeshile për vaksinën, por komisioni i vaksinave të Gjermanisë rekomandoi që mos të përdoret tek njerëzit e moshuar mes pyetjeve mbi efektivitetin e saj mbi këtë grup moshë, e cila nuk ishte pjesë e provave klinike të kompanisë farmaceutike.

Në këto kushte, edhe Italia rekomandoi “përdorimin preferencial të vaksinës AstraZeneca, në pritje të të dhënave të mëtejshme.

Autoritetet po nxitin “përdorimin e vaksinave me m-ARN për të moshuarit, ai ato të Pfizer / BioNTech dhe Moderna, të cilat bazohen në një teknologji të re të pa provuar më parë.

Ata përdorin një copë inerte të kodit gjenetik nga koronavirusi për të shkaktuar një përgjigje imune në trup.

Shumë nga vaksinat e tjera, përfshirë atë të AstraZeneca, janë variante të metodës së përdorur për vaksinat e gripit, bazuar në një virus që është vrarë dhe është bërë i padëmshëm. AstraZeneca më parë hodhi poshtë raportet e mediave gjermane të cilat janë duke vënë në dyshim efektivitetin e vaksinës në mbi 65 vjeç.

“Raportet që efikasiteti i vaksinës AstraZeneca / Oxford është tetë për qind tek të moshuarit mbi 65 vjeç janë plotësisht të pasakta,” tha firma në një deklaratë të hënën e kaluar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë