Italia ka fituar edicionin e 65-të të Eurovizionit. Grupi i rrokut Maneskin ka triumfuar me këngën “Zitti e buoni”.
Në vendin e dytë është klasifikuar Franca me Barbara Pravi. Vendi i tretë shkon për Zvicrën me shqiptarin Gjon’s Tears.
Ndërkohë Anxhela Peristeri me gjithë performancën skenike mbresëlënëse ka marrë vetëm 57 pikë në renditjen tabelare, duke u renditur në vend të 21-të.
Ndër shtetet që votuan vendin tonë, ishin Malta duke i dhënë 12 pikët e saj maksimale, Danimarka e cila votoi me 7 pikë, ndërsa San Marino vlerësoi me 2 pikë këngën shqiptare.
Më poshtë gjeni listën e plotë:
Italia me 524 pikë
Franca me 499 pikë
Zvicra me 432 pikë
Islanda me 378 pikë
Ukraina me 364 pikë
Finlanda me 301 pikë
Malta me 255 pikë
Lituania me 220 pikë
Rusia me 204 pikë
Greqia me 170 pikë
Bullgaria me 170 pikë
Portugalia me 153 pikë
Moldavia me 115 pikë
Suedia me 109 pikë
Serbia me 102 pikë
Qipro me 94 pikë
Israeli me 93 pikë
Norvegjia me 75 pikë
Belgjika me 74 pikë
Azerbejxhani me 65 pikë
Shqipëria me 57 pikë
San Marino me 50 pikë
Holanda me 11 pikë
Spanja me 6 pikë
Gjermania me 3 pikë
Mbretëria e Bashkuar me 0 pikë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.