Me propozim të ministrit të Politikave Detare Nello Musumeci, Italia të martën miratoi gjendjen e jashtëzakonshme për gjashtë muajt e ardhshëm në të gjithë vendin pas rritjes së jashtëzakonshme të fluksit të emigrantëve nëpër rrugët e Mesdheut.
Gjendja e jashtëzakonshme është mbështetur me një kredi fillestare prej pesë milionë eurosh, do të zgjasë gjashtë muaj.
“Operacionet e shpëtimit janë ende në vazhdim në Detin Jon”, shkroi Roja Bregdetare të martën, duke iu referuar dy varkave njëra me 800 dhe tjetra me 400 emigrantë në bord, të kapura në juglindje të Siçilisë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, 31,292 emigrantë mbërritën nga 1 janari deri në 11 prill. Gjatë të njëjtës periudhë në dy vitet e mëparshme, ardhjet ishin dukshëm më të ulëta: 7,928 në 2022 dhe 8,505 në 2021.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




