Italia ka shënuar sot numrin më të ulët të viktimave nga koronavirusi në më shumë se një muaj.
Numri i vdekjeve u rrit me 420 viktima brenda 24 orëve të fundit, duke shkuar në 25.969. Ky ishte bilanci më i ulët që nga 19 Marsi, tha Agjencia e Mbrojtjes Civile në Itali.
Numri i rasteve të reja u rrit me 3.021, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në vendin fqinj në 192.994. Por numri i personave të infektuar aktualisht me Covid-19 ra për të pestën ditë radhazi.
Mediat italiane raportojnë sot se masat e rrepta të vendit fqinj do të lehtësohen gradualisht gjatë katër javëve të ardhshme.
Të enjten edhe Spanja raportoi numrin më të ulët të vdekjeve të lidhura me koronavirusin në pothuajse pesë javë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




