Gazeta Si – Probleme tek Italia, kundërshtari i Shqipërisë në grup në Europianin e Gjermanisë. Françesko Açerbi, mbrojtësi i Interit, është përjashtuar nga lista e të grumbulluarve për miqësoret që Italia do të luajë në SHBA.

Lojtari është takuar me trajnerin Luçiano Spaleti dhe shokët e ekipit, të cilëve u ka shpjeguar versionin e tij në lidhje me episodin e dyshuar si sulm racist ndaj Juan Jesus të Napolit në ndeshjen e së dielës në mbrëmje.
Hetimi ka nisur, ndërsa Açerbi ka pohuar se nuk ka pasur asnjë qëllim denigrues dhe racist ndaj lojtarit të Napolit. Megjithatë, ai është përjashtuar nga lista për miqësoret amerikane, në mënyrë që skuadra të jetë sa më e qetë dhe vetë lojtari po ashtu. Në vend të mbrojtësit të Interit është thirrur Xhanluka Mançini i Romës.
Nëse vërtetohet se ka elementë racizmi në atë që ndodhi gjatë ndeshjes Inter-Napoli, Acerbi rrezikon një skualifikim të gjatë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




