Gazeta Si – Me gola të Raspadorit dhe Dimarkos, Italia ka mundur 0-2 Hungarinë në Budapest dhe e ka parakaluar atë në renditje, duke i marrë vendin e parë në Grupin 3 të Ligës A. Vendimtare ishin edhe pritjet e Donarumës. ‘Axurrët’ marrin një biletë për aktin përmbyllës të Ligës së Kombeve qershorin e ardhshëm.

Italia ia doli të ngjitet në krye të grupit, me 11 pikë, dhe të shkojë në ‘Final Four’. Një ngushëllim ky për skuadrën e Mançinit, që mungon në Botërorin e Katarit.
Italia e dominoi pjesën e parë dhe shënoi me Raspadorin në minutën e 27-të. Sulmuesi përfitoi nga një paqartësi e prapavijës hungareze. Në pjesën e dytë Dimarko dyfishoi shifrat, por duhen veçuar disa pritje të jashtëzakonshme të Donarumës, që ruajtën këtë fitore të rëndësishme.
Barazim rokambolesk mes Anglisë dhe Gjermanisë, 3-3. Të gjashtë golat u shënuan në pjesën e dytë. Gjermanët e panë veten në avantazh të dyfishtë, pas golave të Gyndogan me penallti dhe Havertz. Por anglezët përmbysën gjithçka me golat e Shou, Maunt dhe Kejn me penallti.
Kur u duk se fitorja do t’u takonte ‘Tre luanëve’, Havertz barazoi shifrat në 3-3. Nuk munguan as në këtë ndeshje gafat e Herri Meguajër. Anglia bie në Ligën B të Ligës së Kombeve, ndërkohë që edhe Gjermania zhgënjeu këtë edicion.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje