Ekonomi

Italia në recesion- Di Maio: qeveritë para nesh kanë gënjyer

Ekonomia italiane në tremujorin e fundit të 2018-ës ka regjistruar një tkurrje 0,2%.
Sipas raportimit të Istat bazuar në të dhënat provizore, bëhet fjalë për një tkurrje që ndodh për të dytin tremujor radhazi pas -0,1% të periudhës korrik-shtator.

Italia ka hyrë në recension teknik pas pesë vjetësh (mbi bazën e prirjeve PBB në fakt është rritur 0,1% dhe ndryshimi i fituar për 2019-ën është vlerësuar prej Istat i barabartë me -0,2%). “Të dhënat e Istat mbi PBB dëshmojnë një gjë thelbësore: kush ishte më parë nesh në qeveri na ka gënjyer, nuk është shprehur kurrë për krizën” ishte komenti i zëvendëkryeministrit Luigi Di Maio në një konferencë për shtyp.

Por “nuk besoj se do të ketë nevojë për të korrigjuar vlerësimet” mbi rritjen pas certifikimit të mbërritur prej Institutit të Statistikave.

Risia ishte paralajmëruar në një mënyrë nga kryeministri Giuseppe Conte me përmendjen e mundësisë “tkurrje të mëtejshme të PBB-së”. Por në të njëjtën kohë kreu i qeverisë u shpreh i sigurt në një rimëkëmbje të shpejtë duke nisur që nga gjysma e dytë e 2019-ës, ndërsa ekzekutivi filtronte shpejt synimin e shkarkimit të ndonjë përgjegjësie direkte në rezultatin negativ.

“Manovra jonë ka hyrë në fuqi në më pak se një muaj më parë. Taksa e nënshtetësisë dhe kuota 100 do të sjellin efektet e tyre duke nisur nga muaji prill”.

Për Pallatin Chigi është “evidente për këdo që recensioni teknik i tremujorit të tretë dhe të katërt të 2018-ës është rezultat i dështimeve të së kaluarës. Ne jemi këtu për të ndërhyrë, dhe po e bëjmë”. Ta çdramatizojmë situatën. “Nuk kemi absolutisht asnjë arsye për të humbur besimin, përkundrazi ka shumë entuziazëm për 2019”, rithekson nga Roma kryeministri që nuk i tutet presioneve të Brukselit për një rezultat “që pritej”.

Por përgjigjja e ish ministrit të Ekonomisë Gian Carlo Padoan e tani deputeti e zvogëlon rrugën për këtë lexim të numrave. “Ai i Pallatit Chigi mbi PBB-në janë deklarata barkëtharësh dhe injorantësh e “të dhënat flasin qartë. Ecuria negative ka filluar me maxhorancën e re dhe me impaktin e spread-it”. Matteo Renzi vazhdon më rëndë. “Që prej ardhjes së qeverisë së re, Italia ka humbur 76 mijë vende pune (të dhënat zyrtare të Istat) dhe PBB është për të dytën herë negative. Jemi në recension. Kush e do Italinë e di që zgjedhjet ekonomike të Salvinit e Di Maio-s janë të gabuara. Me zgjedhjet tona katërmbëdhjetë tremujorë në rritje, me zgjedhjet e tyre, menjëherë në recension. Po e mbarojnë ekonominë: le të ndryshojmë rrugë sa nuk është tepër vonë”.

Në sektorin e industrive alarmi implikon një ndryshim ritmi. “Duhet reaguar sa më parë, në mënyrë që të kompensohet” ngadalësimi i ekonomisë globale dhe të Italisë, duke nisur hapjen “e menjëhershme” të kantierëve, në të cilin ka burime të alokuara, përfshirë Tav.

Për presidentin e Konfindustrisë Vincenzo Boçia “ne tani kemi problemin e ngadalësimit, në janar do të kemi një ngadalësim akoma më të madh krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Asnjë surprizë, vetëm konfirmim i pritshmërive që janë manifestuar bollshëm në muajt e kaluar.

“Ishte dhe është evidente që do të kishte një ngadalësim edhe në Itali, një vend me zë të lartë në eksport. Kjo do të thotë që nuk duhet ndalur në konstatimin e të dhënave, por të veprohet në këtë fazë të re dhe të ndërtohen masa kompensimi të manovrës ekonomike: të hapen në mënyrë urgjente kantirët, ka burime tashmë të alokuara për mbi 26 miliardë, që tejkalojnë 30 miliardët nëse do të konsiderohet edhe Tav. Duhet të hapen sa më parë, shtrohet një çështje e përkohshme përpos që thelbësore”, sipas numrit një të industrialistëve. “Nuk është çështje të gjesh fajet tek të tjerët, por të gjesh një zgjidhje në interes të vendit, duke vendosur punën dhe punësimin në qendër”, vazhdon.

E “duke marrë parasysh që jemi në një fazë ngadalësimi të ekonomisë që vjen prej ekonomisë globale, reagimi i Italisë duhet të jetë mbi dy shtylla: investimet private dhe publike”.
Gjykime shqetësuese vijnë edhe nga sindikalistët. Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Italian të punës, Carmelo Barbagallo, evidenton lidhjen mes recensionit të përmendur nga Istat dhe sinjaleve të ngadalësimit të ekonomisë gjermane. “Në fund të fundit edhe Gjermania ngadalësohet- shpjegon –do të thotë që Europa po vazhdon të gabojë me politikat e austeritetit. Nevojitet të ndryshohen rregullat e të rilançohet ekonomia: nuk dilet nga kriza pa investime publike dhe private në infrastrukturë, për rirregullimin urbanistik të qyteteve dhe për sigurinë e territorit”. Të dhënat e Istat “janë shumë shqetësuese, me risqe të mëdha për punëismin”,komenton sekretarja e përgjithshme e Konfederatës Italiane të Sindikalistëve të Punës, Annamaria Furlan.

Pavarësisht nga tendencat për të dribluar kundërshtarin e ngutshëm, nga shumica e jeshilverdhëve, thashethemet shumëfishohen me kalimin e orëve për të vënë në dyshim qeverinë për atë që ndodhi. “Themeli i gjithçkaje është besimi. Nëse nuk kemi besim tek njëri-tjetri asgjë nuk është emundur. Ajo që Di Maio ka thënë minon besimin reciprok mbi institucionet e pavarura. Nëse nuk kemi besim tek ato numra, nuk mund të bëjmë asgjë nashkë. Kjo sellje është e rrezikshme”, shton Padoan në sallën e Dhomës duke iu referuar pohimeve të Istat të zëvendëskryeministrit.

Forza Italia me Renato Brunetta kërkon që presidenti Conte “ të referojë në sallë mbi aftësinë e tij të hamendjes, duke marrë parasysh që dje ka paralajmëruar të dhënat që ishin sekrete deri sot në 11 “. Që nuk kundërshtohet dot. “Jam gjithmonë në gadishmëri nëse kundërshtimet kërkojnë qartësi, të shohim”, siguron Conte.

Di Maio konfirmon parashikimet mbi rritjen “megjithëse jemi në një ndërthurrje ekonomike të vështirë. Duke shpërfaque “rëndojnë edhe të dhënat e eksporteve, sepse është lufta e tarifave doganore” nuk dyshon që “duke ndihmuar kategoritë më të dobta të këtij vendi, pensionistët, të vegjlit e sipërmarrësit e mesëm dhe ata që kërkojnë punë e kanë vështirësi për ta gjetur, do të mundësojmë një rritje të kërkesës së brendshme”.
Sipas zëvednës kryeministrit “sigurisht që tema është të favorizojë besimin tek shpenzimi”.
Tkurrja e PBB-së e regjistruar në tremuajin e katërt të 2018-ës, e barabartë me -0,2%, siç është thënë është për ekonominë italiane rezultati më i keq që prej pesë vitesh. Sipas të dhënave të Istat, për të rigjetur një rënie të ngjashme, duhet të kthejmë sytë pas, në tremujorin e katërt të 2013-ës, kur PBB shenjoi ekuivalentin -0,2%.

*Burimi: Il sole 24 ore


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë