Futboll

Italia me më të mirët në ‘Air Albania’, Mançini surprizon me një 16-vjeçar

Gazeta Si – Shqipëria luan më 16 nëntor një miqësore luksi me Ialinë, kampione Europe dhe e munguara e madhe e Botërorit të Katarit. Në këtë ndeshje ‘axurrët’ do të vijnë me lojtarët e tyre më të mirë.

Surpriza e madhe e trajnerit Roberto Mançini është një futbollist i datëlindjes 2006, Simone Pafundi. Sulmuesi i ri luan me Udinezen dhe duket se e ka magjepsur trajnerin italian, i cili nuk ka nguruar ta përfshijë në listë për këtë miqësore.

Simone Pafundi, 16-vjeçari i grumbulluar nga Mançini ndaj Shqiperise. Gazeta Si, 12 nentor 2022

Lista e Italisë
Portierë:
Xhaluixhi Donaruma (PSG), Aleks Meret (Napoli), Ivan Provedel (Lacio), Guglielmo Vikario (Empoli).
Mbrojtës: Françesko Açerbi (Inter), Alessndro Bastoni (Inter), Leonardo Bonuçi (Juventus), Xhovani Di Lorenco (Napoli), Federiko Dimarko (Inter), Emerson Palmieri (Uest Hem), Federiko Gati (Juventus), Paskuale Maxoki (Salernitana), Xhorxhio Skalvini (Atalanta), Rafael Toloi (Atalanta).

Mesfushorë: Nikolo Barela (Inter), Brajan Kristante (Roma), Nikolo Faxholi (Juventus), Davide Fratezi (Sasuolo), Fabio Mireti (Juventus), Mateo Pesina (Monca), Samuele Riçi (Torino), Sandro Tonali (Milan), Marko Verrati (PSG).

Sulmues: Federiko Kieza (Juventus), Uilfrid Njonto (Lids), Vinçenco Grifo (Frajburg), Simone Pafundi (Udineze), Mateo Politano (Napoli), Xhakomo Raspadori (Napoli), Xhanluka Skamaka (Uest Hem), Nikolo Xaniolo (Roma).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë