Shumica e rajoneve italiane kanë lehtësuar të hënën masat anti-covid. Lëvizja vjen në një kohë kur shumë nga vendet europiane si Franca, po shtrëngojnë më tej masat.
15 nga 20 rajonet e Italisë janë vendosur tashmë në “zonën e verdhë”, niveli më i lehtë në shkallë kufizimesh të rënditura nga e verdha në të kuqe, pas urdhrit të fundit nga Ministria e Shëndetësisë botuar të premten. Në këto rajone dyqanet, qendrat tregtare, baret dhe restorantet do të qëndrojnë të hapura.
Në “zonat e verdha” njerëzit lejohen të shkojnë në restorante e bare deri në orën 6 pasdite. Muzetë mund të hapen gjatë ditëve të javës dhe nxënësit e shkollave të mesme mund të kthehen në shkollë me alternime.
Të dielën, Ministri Italian i Shëndetësisë Roberto Speranza theksoi se Italia “ende ka nevojë për kujdesin më të madh”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.